Ky është personi që mbeti i vrarë në një kafiteri në Skenderaj

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjesin e hershëm në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt, ku ka mbetur i vrarë një person dhe tre të tjerë janë plagosur. Gazeta Insajderi mëson nga burime të sigurta se personi që ka mbetur i vdekur është Nexhmedin Loshi, djali i pronarit të lokalit. Rastin […]

Ky është personi që mbeti i vrarë në një kafiteri në Skenderaj
gjendet-e-vdekur-gruaja-ne-decan,-dyshohet-se-beri-vetevrasje

gjendet-e-vdekur-gruaja-ne-decan,-dyshohet-se-beri-vetevrasje

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjesin e hershëm në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt, ku ka mbetur i vrarë një person dhe tre të tjerë janë plagosur.

Gazeta Insajderi mëson nga burime të sigurta se personi që ka mbetur i vdekur është Nexhmedin Loshi, djali i pronarit të lokalit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Zahiti.

Vrasja në një kafiteri në Skenderaj – Pamje nga vendi i ngjarjes

“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore . Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, ka thënë ai më tutje.