Sveçla nga veriu: 3 sulmues terroristë të vrarë, 6 të arrestuar – kishin armatim për sulme masive

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ka vizituar vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ku dhe ka mbetur i vdekur një polic. Sveçla para mediave në paraqitjen nga veriu i vendit, shprehu ngushëllime për familjen e policit të vrarë. Ai u shpreh se përgjigja e policisë së Kosovës ishte e menjëhershme […]

Sveçla nga veriu: 3 sulmues terroristë të vrarë, 6 të arrestuar – kishin armatim për sulme masive
svecla-nga-veriu:-3-sulmues-terroriste-te-vrare,-6-te-arrestuar-–-kishin-armatim-per-sulme-masive

svecla-nga-veriu:-3-sulmues-terroriste-te-vrare,-6-te-arrestuar-–-kishin-armatim-per-sulme-masive

Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ka vizituar vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ku dhe ka mbetur i vdekur një polic.

Sveçla para mediave në paraqitjen nga veriu i vendit, shprehu ngushëllime për familjen e policit të vrarë.

Ai u shpreh se përgjigja e policisë së Kosovës ishte e menjëhershme pas rastit, ku për një kohë të shkurtër e vunë nën kontroll gjithë territorin.

“Ne kemi 6 të arrestuar, 2 nga ta të plagosur, me uniformë të armatosur dhe 4 të tjerë si mbështetje me radiolidhje, si dhe së paku 3 sulmues të vrarë, ku vazhdojnë dhe procedurat e identifikimit e bartjet. Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të armatimit, ushqim, përgatitje për barrikada, pajisje për disa qindra sulmues të tjerë që në mënyrë masive të sulmojnë policinë e Kosovës, institucionet e Kosovës. Këta kanë dështuar falë angazhimit të jashtëzakonshëm, sakrificës së policëve të Kosovës. Ky është sulm terrorist, duke qenë se kanë qenë të përfshirë në akte terrorist”, u shpreh Sveçla.