Ja kush janë dy femrat që e penguan fjalimin e kryeministri Hotit

Një incident ka ndodhur gjatë tryezës së organizuar nga KDI, e ku ishte duke folur kryeministri Hoti.

Dy zyrtaret e Partisë Social Demokrate, Teuta Rrusta dhe Natyrë Kuci kanë penguar fjalimin e kryeministri, Avdullah Hoti, të organizuar nga KDI-ja – për dialogun.

Sipas tyre, shef i Ekzekutivit duhet t’u dal në mbrojtje grave/femrave në Republikë.

“Dhuna në familje. Për këtë arsye, grave ju cenohen të drejtat. Pse dialogu është më i rëndësishëm se jeta e grave. Bëni veprime konkrete”, ishte kërkesa e tyre.

Ndërsa, Hoti reagoi me qetësi ndaj fishkëllimave të tyre.