Mbeti shtatzënë me të fejuarin, e reja tenton t’i jap fund jetës së saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrethinën e Prizrenit.

Një femër para dy ditësh ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar sasi të madhe barnash.

Ky veprim i saj erdhi si pasojë e shtatzënësisë së padëshiruar me të fejuarin e saj.

Rasti ka ndodhur në Prizren.

Çifti është përcjellë në stacionin policor me ç’rast janë intervistuar.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, që të dytë janë liruar me procedurë të rregullt.

Prizren 14.09.2020 – 19:20. Është raportuar se viktima femër kosovare ka tentuar të vetëv’ritej, duke konsumuar sasi të tepruar të barnave. Sipas viktimës, motivi ishte për arsye se ajo kishte mbetur shtatzënë me të fejuarit e saj të dyshuarit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti kalon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /ORAinfo/