Lekaj i AAK-së: Qeveria ‘Kurti’ kampione e shpenzimeve buxhetore

Anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Ekonomi, Pal Lekaj deklaron se gjatë tri viteve qeverisje vetëm llukës qeveritar ka pas. Lekaj thotë se qytetarët duhet ta kuptojnë se i kanë votuar ata që paranë e kanë shpenzuar vetëm për udhëtime. “Ne në vazhdimësi shohim drekat, darkat, udhëtimet e lluksin qeveritar. Ne urojmë që qytetarët të […]

Lekaj i AAK-së: Qeveria ‘Kurti’ kampione e shpenzimeve buxhetore
lekaj-i-aak-se:-qeveria-‘kurti’-kampione-e-shpenzimeve-buxhetore

lekaj-i-aak-se:-qeveria-‘kurti’-kampione-e-shpenzimeve-buxhetore


Anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Ekonomi, Pal Lekaj deklaron se gjatë tri viteve qeverisje vetëm llukës qeveritar ka pas.

Lekaj thotë se qytetarët duhet ta kuptojnë se i kanë votuar ata që paranë e kanë shpenzuar vetëm për udhëtime.

“Ne në vazhdimësi shohim drekat, darkat, udhëtimet e lluksin qeveritar. Ne urojmë që qytetarët të shohin që votën ja kanë dhënë atyre të cilët për 3 vite i kanë shpenzuar vetëm në udhëtime zyrtare, e lëre më në gjëra tjera. Qeveria Kurti është kampione e shpenzimeve dhe e luksit, dhe kjo nuk i bënë nderë as Qeverisë dhe as shtetit”, vlerëson Lekaj.

E njëjta parti që ka akuzuar secilën qeveri për abuzim me shpenzimet sot po vepron më keq, thotë Lekaj.

“Ky pushtet apo kjo parti e VV-së për afro dy dekade ka kritikuar e akuzuar kundër të tjerëve, duke pretenduar se secila qeveri ka abuzuar me dreka, darka, udhëtime zyrtare e shpenzime llukësi. Dhe e njëjta parti sot udhëheqë me vendin dhe po vepron më keq se çdokush tjetër me shpenzimet dhe paranë publike të qytetarëve të Kosovës”, deklaron deputeti i AAK-së për Front Online.