Lipjani bëhet komuna e parë në Kosovë që lanson platformën “Harta Dixhitale Komunale”

Komuna e Lipjanit është komuna e parë në Kosovë që ka lansuar platformën “Harta Dixhitale Komunale”, e cila synon ofrimin e një qasje më të lehtë në pronat komunale dhe rritjen e transparencës dhe efikasitetit. Aty u tha se ky aktivitet është pesë vjeçar dhe synon përmirësimin e sistemit të të drejtave pronësore, duke përmirësuar […]

Lipjani bëhet komuna e parë në Kosovë që lanson platformën “Harta Dixhitale Komunale”
lipjani-behet-komuna-e-pare-ne-kosove-qe-lanson-platformen-“harta-dixhitale-komunale”

lipjani-behet-komuna-e-pare-ne-kosove-qe-lanson-platformen-“harta-dixhitale-komunale”

Komuna e Lipjanit është komuna e parë në Kosovë që ka lansuar platformën “Harta Dixhitale Komunale”, e cila synon ofrimin e një qasje më të lehtë në pronat komunale dhe rritjen e transparencës dhe efikasitetit.

Aty u tha se ky aktivitet është pesë vjeçar dhe synon përmirësimin e sistemit të të drejtave pronësore, duke përmirësuar proceset e Zyrës Kadastrale Komunale dhe ofrimin e shërbimeve që qytetarët kanë nevojë për të formalizuar dhe regjistruar të drejtat e tyre.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se programi ka për qëllim identifikimin e pronave kadastrale dhe identifikimit të vendeve turistike të Lipjanit.

“Ne jemi partnerë të këtij projekti deri në vitin 2025 dhe një ndër çështjet kryesore është Qeverisja e Pronës. Një prej sferave që nuk e kemi pas shumë të zhvilluar por me këtë projekt, qytetarët tanë do të kenë njohuri dhe do të shohin më shumë se që kanë parë deri tash dhe kjo është falë angazhimit të përgjegjësve e të udhëhequr nga USAID-i”, tha Ahmeti.

“Unë besoj se kjo do të shërbejë shumë jo vetëm për çështjet e identifikimit të pronave por edhe identifikimit në prona për të zhvilluar biznes, për ata që duan të vizitojnë vendet më atraktive të qytetit tonë dhe unë jam i lumtur që Lipjani është komuna e parë që e lanson sot Hartën Digjitale për komunën tonë”, u shpreh Ahmeti.

Drejtoresha e Aktivitetit në USAID, Jennifer Ober, deklaroi se programi ka për qëllim qasjen e qytetarëve në zonat kadastrale.

“Ky aktivitet ka për qëllim që të përmirësojë sistemin e pronës në Kosovë. Ky aktivitet bashkëpunon me spektrin privat, qeverisjen lokale e shoqërinë civile, në mënyrë të mbështetjes së reformave, të cilat mundësojnë qasjen e qytetarëve në zonat kadastrale dhe pengesat sa i përket zonave kadastrale”, tha ajo./EO