Lista Serbe: Perëndimi është përgjegjës për situatën në Kosovë

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, pas takimit me delegacionin e Parlamentit Evropian, të udhëhequr nga deputeti francez Jean-Len Lacapelle, ka deklaruar se ai u ka thënë mysafirëve se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po ua bën jetën të padurueshme serbëve për t’i përzënë nga vatrat e tyre shekullore. Siç tha ai, deputetët evropianë janë […]

Lista Serbe: Perëndimi është përgjegjës për situatën në Kosovë
lista-serbe:-perendimi-eshte-pergjegjes-per-situaten-ne-kosove

lista-serbe:-perendimi-eshte-pergjegjes-per-situaten-ne-kosove

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, pas takimit me delegacionin e Parlamentit Evropian, të udhëhequr nga deputeti francez Jean-Len Lacapelle, ka deklaruar se ai u ka thënë mysafirëve se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po ua bën jetën të padurueshme serbëve për t’i përzënë nga vatrat e tyre shekullore. Siç tha ai, deputetët evropianë janë pajtuar se bashkësia ndërkombëtare është shumë përgjegjëse për situatën në Kosovë, transmeton FrontOnline.

“Ne patëm një bisedë kuptimplotë dhe konstruktive me miqtë tanë evropianë, deputetët francezë. Dua të përmend se ata i dinë kushtet në Kosovë, nuk është hera e parë që takohen me Listën Serbe. Biseduam për ngjarjet që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet, për pozitën e vështirë të serbëve, për faktin se me ardhjen e Kurtit populli serb u vu në një pozitë të padurueshme. Vëmë theks të veçantë në dekretin e fundit të Qeverisë së Kosova për heqjen e dinarëve dhe transaksioneve të pagesave. Kemi marrë premtime të forta, jam i sigurt se bashkëbiseduesit tanë e kuptojnë qëndrimin tonë dhe se në parlamentin evropian dhe atë francez do t’i paraqesin këto fakte që ua kemi paraqitur sot”, theksoi Elek./FrontOnline/