Lushtaku për Asociacionin: Albin Kurti është tradhtar i këtij vendi, nuk e dëshiroj luftën

Ish komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku ka thënë për Front Online se derisa nuk e ka parë draftin e Asociacionit nuk dëshiron të paragjykon asgjë rreth kësaj çështjeje. “Ne nuk e dimë ende se në çfarë mënyrë është pranuar Asociacioni, prandaj nuk du me paragjyku asgjë. Është obligim dhe detyrë e Albinit me tregu këtë […]

Lushtaku për Asociacionin: Albin Kurti është tradhtar i këtij vendi, nuk e dëshiroj luftën
lushtaku-per-asociacionin:-albin-kurti-eshte-tradhtar-i-ketij-vendi,-nuk-e-deshiroj-luften

lushtaku-per-asociacionin:-albin-kurti-eshte-tradhtar-i-ketij-vendi,-nuk-e-deshiroj-luften


Ish komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku ka thënë për Front Online se derisa nuk e ka parë draftin e Asociacionit nuk dëshiron të paragjykon asgjë rreth kësaj çështjeje.

“Ne nuk e dimë ende se në çfarë mënyrë është pranuar Asociacioni, prandaj nuk du me paragjyku asgjë. Është obligim dhe detyrë e Albinit me tregu këtë draft”, ka thënë Lushtaku për Front Online.

I, pyetur se a mund të sjellë Asociacioni luftë, Lushtaku ka pohuar se nuk e dëshiron luftën.

“Unë me të tregu drejt jam larg luftës, e kam problem luftën. Unë nuk e di a do të ketë luftë, apo s’do të ketë luftë. Unë nuk e dëshiroj luftën, e kam kaluar një luftë dhe nuk e kam qejf më”, ka shtuar ai.

Ndërsa, rreth asaj që kryeministri Albin Kurti tashmë e ka pranuar Asociacionin, Lushtaku ka thënë se ky i fundit është tradhtar i këtij vendi.

 “Mendoj se Kurti është tradhtar i këtij vendi, dhe nuk flas për Kurtin dhe për këtë Qeveri”, ka thënë shkurt Lushtaku.