Mbahet “Race for the Cure” – vrapim për shëndet dhe ndërgjegjësim për kancerin e gjirit

Qindra veta i janë bashkuar vrapimit “Race for the Cure”, mbajtur sot në Prishtinë, me qëllim të ndërgjegjësimit për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se angazhimi nuk do të ndalet deri sa numri i vdekjeve nga kjo semundje të jetë zero. “Jemi bërë bashkë kundër një beteje, […]

Mbahet “Race for the Cure” – vrapim për shëndet dhe ndërgjegjësim për kancerin e gjirit
mbahet-“race-for-the-cure”-–-vrapim-per-shendet-dhe-ndergjegjesim-per-kancerin-e-gjirit

mbahet-“race-for-the-cure”-–-vrapim-per-shendet-dhe-ndergjegjesim-per-kancerin-e-gjirit

Qindra veta i janë bashkuar vrapimit “Race for the Cure”, mbajtur sot në Prishtinë, me qëllim të ndërgjegjësimit për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se angazhimi nuk do të ndalet deri sa numri i vdekjeve nga kjo semundje të jetë zero.

“Jemi bërë bashkë kundër një beteje, kundër kancerit të gjirit, një sëmundje që ndan familje, kjo nuk është vetëm aspekti gjinor, nuk i prek vetëm femrat por edhe meshkujt, ne si kryeqytet po i hapim këto mundesi për të gjitha komunat e Kosovës”.

“Beteja mund të fitohet dhe do ta fitojmë edhe të ardhmen, nuk do të ndalemi deri sa numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit të jetë zero”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, tha se kjo fushatë ka treguar mbështetjen ndaj grave të prekura nga kjo sëmundje.

“Jemi tubuar sot që mbas disa muaj aktitivetesh, të festojmë edhe një vit me gratë, motrat, gjyshet që i mbijetuan kancerit të gjirit. Kjo fushatë ka treguar sa të fortë jemi kur mendojmë për gruan, për nënën, për motrën tonë. Kemi treguar se sa e duam vetën sepse duke e dashur gruan dhe punuar për gruan ne punojmë për veten. Kjo fushatë ka treguar që ne dijmë ta respektojmë gruan” .

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, deklaroi se numri i trajtimeve në këtë klinikë është rekord në rajon.

“Klinika e Onkologjisë është në ballë të kësaj sfide. Gjatë ditës trajtojmë mbi 350 pacientë që është numër rekord në rajon. Ne duhet ta ngrisim vetëdijen se shërim i kësaj sëmundje është verifikimi i hershëm”, tha Kurtishi.

Violeta Piranja, nga Organizata “Renesanca” , tha se përkushtimi për ta parandaluar këtë sëmundje duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit e jo vetëm në muajin tetor, i cili njihet si muaji i ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit.

“Jam shumë e emocionuar, kur shoh gjithë këtë pjesmarrje në këtë event të madh, që ne i japim shembull botës që edhe në në Kosovë jemi duke luftuar kundër një sëmundjeje që po u merr jetën grave, nënave, motrave, shoqeve tona”.

“Nuk duhet të ndalemi vetëm në tetor, duhet të luftojmë edhe 11 muaj të tjerë, sepse numri është në rritje e sipër, nuk është koha që të rrijmë e koha të na merr, kemi mamografi, mjek onkologji, që këto sëmundje t’i luftojmë”, tha Piranja.

Tutje, Kristale Rama, zonja e parë e Prishtinës, shtoi se numrat mund të zvogëlohen duke e vërejtur herët sëmundjen.

“Mesazhi që ne e japim sot është që ne mund t’i reduktojmë këta numra, duke e verifikuar sëmundjen herët”./EO