“Mbaje mend kena me dal si çift nga këtu” Linda dhe Azemi debatojnë

Linda dhe Azemi kanë debatuar për çështjen e Prime-it të fundit, ku ajo atëherë kishte thënë se Azemi ka ndjenja për të. Azemi i tha Lindës se ajo që ka thënë është akuzë e rëndë, teksa ajo ia kujtoi atij një muhabet të para disa ditëve që e kishin bërë bashkë. “A e mban mend […]

“Mbaje mend kena me dal si çift nga këtu” Linda dhe Azemi debatojnë

Linda dhe Azemi kanë debatuar për çështjen e Prime-it të fundit, ku ajo atëherë kishte thënë se Azemi ka ndjenja për të.

Azemi i tha Lindës se ajo që ka thënë është akuzë e rëndë, teksa ajo ia kujtoi atij një muhabet të para disa ditëve që e kishin bërë bashkë.

“A e mban mend kur kemi qenë duke pirë kafe jashtë, ti ke thanë ‘mbaje në mend, ne kemi me dalë çift prej këtu’. Dhe kur të kam pyet në Prime, Azem a ke thënë kështu, ti ke thënë ‘po, kam thënë”, por e kam pasë hajgare’”, i tha Linda.