Edi Rama takon Presidentin e Bosnje dhe Hercegovinës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Bećirović. Në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri Rama ka postuar foto nga takimi. Ndërkohë, më herët ai zhvilloi një deklaratë për mediat së bashku me Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo. Gjatë fjalës së tij, Rama tha […] The post Edi Rama takon Presidentin e Bosnje dhe Hercegovinës appeared first on Newsbomb Albania.

Edi Rama takon Presidentin e Bosnje dhe Hercegovinës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Bećirović.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri Rama ka postuar foto nga takimi. Ndërkohë, më herët ai zhvilloi një deklaratë për mediat së bashku me Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shumë shpejt në Sarajevë do të hapin Ambasadën e Shqipërisë.

Kreu i qeverisë theksoi se janë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlini të nëshshkrhen dhe lëvizja e lirë të mundësohet edhe për qytetart shqiptarë të Republikës së Kosovës, pasi politika duhet t’u shërbejë qytetarëve pa dallim.

“Në radhë të parë e urova kryeministren për konseusin për ndalimin e duhanit në këtë godinë. Dhe, uroj që ky të jetë një shembull sesi të gjithë vendimet dhe proces kaq të rëndësishme për mirëqenien e përbashkët duhet të bëhen dhe zbatohen. Dëshirojmë ti forcojmë marrëdhëniet me Bosnjë -Hercegovinën dhe e informova se do të hapim ambasadën shqiptare këtu. Këtu jeton një komunitet shqiptar dhe mua më vjen mirë që edhe ata boshnjak në vendin tonë i ka të garantuara të gjitha të drejtat në ligjin e minoriteteve të Republikës së Shqipërisë.

Ne jemi shumë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit dhe lëvizja e lirë të mundësohet për qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës sepse politika duhet t’u shërbejë qytetarëve pa dallim”, tha Rama.

Ndërkohë, pas Sarajevës kryeministri Rama pritet të shkojë në Mal të Zi aty ku dhe do të do të pritet në orën 13:45 nga kryeministri Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.

The post Edi Rama takon Presidentin e Bosnje dhe Hercegovinës appeared first on Newsbomb Albania.