Basha: Largimi i Çuçi dhe ardhja e Ballës s’ndryshon asgjë veç rradhës së mbrojtjes së interesave të grupeve kriminale

Deputeti dhe kandidati për kreun e PD, Lulzim Basha ka reaguar për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Basha thote se dhuna barbare në Fushë Krujë nuk mund të kalojë thjesht dhe vetëm me rrokadë emrash. Ndër të tjera Basha shkruan se largimi i Çuçi dhe ardhja e Ballës nuk ndryshon asgjë veç rradhës […] The post Basha: Largimi i Çuçi dhe ardhja e Ballës s’ndryshon asgjë veç rradhës së mbrojtjes së interesave të grupeve kriminale appeared first on Newsbomb Albania.

Basha: Largimi i Çuçi dhe ardhja e Ballës s’ndryshon asgjë veç rradhës së mbrojtjes së interesave të grupeve kriminale

Deputeti dhe kandidati për kreun e PD, Lulzim Basha ka reaguar për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Basha thote se dhuna barbare në Fushë Krujë nuk mund të kalojë thjesht dhe vetëm me rrokadë emrash. Ndër të tjera Basha shkruan se largimi i Çuçi dhe ardhja e Ballës nuk ndryshon asgjë veç rradhës së mbrojtjes së interesave të klaneve dhe grupeve kriminale.

Postimi i Bashës:

Ngjarja e Fushë Krujës nuk mund të kalojë thjesht dhe vetëm me rrokadë emrash. Ajo nuk është një rast i izoluar, të tilla ka përditë, ku me arrogancë të pushtetshmit e Edi Ramës dhunojnë qytetarët, familjet, bizneset, gazetarët dhe opozitarët. Por dhunuesi më i madh prej vitesh është vetë qeveria e ndërtuar mbi lidhjet e saj me krimin i cili sot e kontrollon kokë e këmbë.

Per sa kohë Edi Rama, njeriu që përfaqëson, lidh dhe mbron interesat e krimit dhe oligarkisë do ta drejtojë qeverinë, ngjarje të tilla do të vijojnë të jenë të përditshme, pjesa më e madhe fatkeqësisht jashtë vëmendjes mediatike. Largimi i Çuçit dhe ardhja e Ballës nuk ndryshon asgjë veç rradhës së mbrojtjes së interesave të klaneve dhe grupeve kriminale.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet në duart e klaneve kriminale. Prandaj është jetike ndarja e politikës nga krimi, lufta kundër korrupsionit dhe vetingu i politikaneve. Vetëm kështu parlamenti dhe qeverisja do të pastrohen dhe kthehen në shërbim dhe jo dhunim të qytetarëve.

The post Basha: Largimi i Çuçi dhe ardhja e Ballës s’ndryshon asgjë veç rradhës së mbrojtjes së interesave të grupeve kriminale appeared first on Newsbomb Albania.