Kontrolli në banesat e Arben Ahmetajt, çfarë gjetën oficerët e BKH-së në Gjirin e Lalëzit dhe Tiranë

Gjykata e Posaçme ka firmosur disa urdhër kontrolle në kuadër të hetimit që po zhvillohet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, për inceneratorët. Oficerët e Byrosë Kombëtare e Hetimit kanë shkuar sot për kontroll në banesat e ish-ministrit në Tiranë dhe në atë të bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha në Hamallaj, si dhe familjarëve të saj. Nga […] The post Kontrolli në banesat e Arben Ahmetajt, çfarë gjetën oficerët e BKH-së në Gjirin e Lalëzit dhe Tiranë appeared first on Newsbomb Albania.

Kontrolli në banesat e Arben Ahmetajt, çfarë gjetën oficerët e BKH-së në Gjirin e Lalëzit dhe Tiranë

Gjykata e Posaçme ka firmosur disa urdhër kontrolle në kuadër të hetimit që po zhvillohet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, për inceneratorët. Oficerët e Byrosë Kombëtare e Hetimit kanë shkuar sot për kontroll në banesat e ish-ministrit në Tiranë dhe në atë të bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha në Hamallaj, si dhe familjarëve të saj.

Nga kontrollet e kryera nga agjentët e BKH mësohet se njëra nga banesat e marra me qira nga Ahmetaj në Tiranë, ishte e boshatisur dhe nuk është gjetur asnjë provë. Rezulton se ish-ministri Arben Ahmetaj nuk ka asnjë banesë të regjistruar në emrin e tij.

Arben Ahmetajt i është hequr nga imuniteti i deputetit, i cili u votua katër ditë më parë në Kuvend, duke i hapur rrugë kështu kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Avokati i tij deklaroi që Ahmetaj ndodhet në Britani të Madhe.

“Do dal kur e vërteta të marrë rrugë”, ishte ky mesazhi që ai dërgoi live në emisionin “Opinion”. Nga kjo, ai lë të kuptohet se nuk do të kthehet në Shqipëri për t’u përballur në gjykatë me akuzat që rëndojnë mbi të.

Kujtojmë se Pasi Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit, Prokuroria e Posaçme dërgoi në gjykatë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Bëhet me dije se bashkë me kërkesën për arrestimin, SPAK kërkoi edhe leje për kontrollin e banesave të tij.

The post Kontrolli në banesat e Arben Ahmetajt, çfarë gjetën oficerët e BKH-së në Gjirin e Lalëzit dhe Tiranë appeared first on Newsbomb Albania.