Mehmeti: Në veri ekziston edhe zyra e Thesarit të Shtetit serb – Serbia investoi mbi 120 milionë euro në 2023-tën

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Murat Mehmeti, duke komentuar rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ku në disa dispozita parashihet ndalimi i përdorimit të dinarit serb ka thënë se në pjesën veriore ekziston edhe zyra e Thesarit të Shtetit serb. Siç thekson, Mehmeti, dikush prej ndërkombëtarëve ka biseduar me këta zyrtarë për […]

Mehmeti: Në veri ekziston edhe zyra e Thesarit të Shtetit serb – Serbia investoi mbi 120 milionë euro në 2023-tën
mehmeti:-ne-veri-ekziston-edhe-zyra-e-thesarit-te-shtetit-serb-–-serbia-investoi-mbi-120-milione-euro-ne-2023-ten

mehmeti:-ne-veri-ekziston-edhe-zyra-e-thesarit-te-shtetit-serb-–-serbia-investoi-mbi-120-milione-euro-ne-2023-ten

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Murat Mehmeti, duke komentuar rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ku në disa dispozita parashihet ndalimi i përdorimit të dinarit serb ka thënë se në pjesën veriore ekziston edhe zyra e Thesarit të Shtetit serb.

Siç thekson, Mehmeti, dikush prej ndërkombëtarëve ka biseduar me këta zyrtarë për t’i inkorporuar dhe BQK-ja të ketë informacione se ku përfundojnë këto para.

“Në mes rreshtash kam dëgjuar se ne pjesën veriore ekziston edhe zyra e thesarit serb, sikur që e kemi ne, i njoh edhe zyrtarët që punojnë aty. Edi që ka pasur bisedime, dikush prej shteteve të mëdha ka qenë që me i inkorporuar. Që të ketë BQK-a dhe Thesari i jonë informacione se ku po përfundon para publik, edhe pse është e shteti të huaj, shteti I jonë duhet ta dijë”, ka thënë Mehmeti në “FIVE” të Dukagjinit.

Mehmeti ka theksuar se mbi 120 milionë euro në 2023-tën ka investuar Serbia në Kosovë, duke shtuar se rrjedhja e parasë prej Serbisë është shqetësuese.

“Shqetësuese është rrjedha e parasë prej Serbisë. Nëse e krahasoni prej viti 2008 deri në 2023 ka trefishim të buxhetit të Serbisë, i cili ndahet për Kosovë… në vitin e fundit Serbia në Kosovë k investuar 126 milionë euro, që i bie nga 10 milionë euro në muajt. Që shumëzohet një me 117 dinari i bien që nga Serbia çdo muaj hynë në vlerë të dinarit mbi 1 miliardë e 200 milionë.

Ato janë çka i kanë publikuar, janë linja buxhetore që I kanë prezantu Parlamentit të vet… edhe struktura e sigurisë ndërkombëtare që është KFOR-I kanë pasur interesim me e ditë rrjedhën tjetër, rrjedhën ilegale. Por është problem edhe duhet institucionet e tjera si AKI-ja me bë përcjellje… (Ato kontrabandohen) nëpër kamionë, nëpër vetura…”, ka shtuar Mehemeti.