Milan hap thesin, po e transferon bomberin e ri për 20 milionë euro

Cardinale hap thesin: Milan transferon bomberin e ri për 20 milionë euro. Milan ka gati goditjen finale për këtë afat kalimtar. Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor, Chukwueze dhe Yunus Musah, Milani nuk do të ndalet me kaq. Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër […]

Milan hap thesin, po e transferon bomberin e ri për 20 milionë euro

Cardinale hap thesin: Milan transferon bomberin e ri për 20 milionë euro.

Milan ka gati goditjen finale për këtë afat kalimtar.

Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor, Chukwueze dhe Yunus Musah, Milani nuk do të ndalet me kaq.

Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim për repartin e sulmit.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe sipas rapotimeve të fundit e kanë gjetur profilin e duhur në Holandë.

Sipas mediave italiane, Milan ka vendosur që ta transferojë qendërsulmuesin e AZ Alkmaar, Vangelis Pavlidis.

Pavlidis shkëlqeu sezonin e shkuar duke realizuar 22 gola dhe 14 asistime në 40 ndeshje të luajtura, ndërsa sezonin e ri e ka nisur shkëlqyeshëm duke realizuar 3 gola në dy ndeshje.

Qendërsulmuesi grek ka kontratë me AZ Alkmaar deri në vitin 2025 dhe për kartonin e tij Milan do të duhet të shpenzojë rreth 20 milionë euro.

Rosonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me AZ Alkmaar pas transferimit të Reijnders dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.