Minatorët demantojnë Qeverinë: Paga mesatare në Trepçë është rreth 750 euro, e jo 1250

Minatorët e Minierës së Trepçës kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka shpërndarë informacione të pavërteta dhe propaganduese, kur ka thënë se paga mesatare e minatorëve është 1254 euro. Në një reagim të publikuar të premten në mbrëmje, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka thënë se paga mesatare është 700-750 euro. “Me datën […]

Minatorët demantojnë Qeverinë: Paga mesatare në Trepçë është rreth 750 euro, e jo 1250
minatoret-demantojne-qeverine:-paga-mesatare-ne-trepce-eshte-rreth-750-euro,-e-jo-1250

minatoret-demantojne-qeverine:-paga-mesatare-ne-trepce-eshte-rreth-750-euro,-e-jo-1250

Minatorët e Minierës së Trepçës kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka shpërndarë informacione të pavërteta dhe propaganduese, kur ka thënë se paga mesatare e minatorëve është 1254 euro.

Në një reagim të publikuar të premten në mbrëmje, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka thënë se paga mesatare është 700-750 euro.

“Me datën 27.10.2023 Ministria e Ekonomisë së Republikës së Kosovës ka bërë publikimin e një lajmi kinse paga e minatorëve në minierën Trepça ka vlerën prej 1254 euro. Lajm i cili është shpërndarë në rrjete sociale dhe mediat elektronike”, thuhet në komunikatë.

Tutje në reagim thuhet se “me anë të këtij postimi e demantojmë fuqishëm një informacion të tillë të pavërtetë dhe propagandues. Publikimi i një lajmi të tillë qëllimin e vetëm e ka dezinformimin e opinionit publik dhe krijimin e një klime negative lidhur me grevën të cilën jemi duke e mbajtur si minatorë. Si formë e përshtatshme për ta humbur ndikimin dhe rëndësinë e grevës në opinionin publik”.

Ata kanë demantuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se paga mesatare në minierën e Trepçës është rreth 750 euro dhe se minatorët që kanë hyrë në ditën e katërt të grevës, kanë përsëritur kërkesat e tyre duke thënë se nuk janë duke mbajtur grevën për shkak të ngritjes së pagave.

“Kerkesat tona te parashtruara ne menyre publike tanime e disa muaj jane te qarta dhe konkrete. Permiresimi i kushteve te punes, Sigurimi shendetesor, pagesa e pagave aktuale me kohe dhe shkarkimi i nje menaxhmenti i cili cdo dite e me shume eshte duke e shkaterruar minieren e trepces. Keto kane qene dhe mbeten kerkesat tona dhe se minatoret nuk do te dorezohen deri ne realizimin e kerkesave te tyre”, thuhet në reagim.