Në Zveçan u kap sasi e madhe e municionit, flet Drejtori i Policisë: Pranuam informatë edhe nga AKI

Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në një konferencë të jashtëzakonshme për media së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, dhanë detaje për armatimin e kapur në rrethinë të Zveçanit. “Stacioni policor i Zveçanit, nga informacionet e pranuara dhe nga AKI ka kryer një bastisje në rrethinën e Zveçanit […]

Në Zveçan u kap sasi e madhe e municionit, flet Drejtori i Policisë: Pranuam informatë edhe nga AKI
ne-zvecan-u-kap-sasi-e-madhe-e-municionit,-flet-drejtori-i-policise:-pranuam-informate-edhe-nga-aki

ne-zvecan-u-kap-sasi-e-madhe-e-municionit,-flet-drejtori-i-policise:-pranuam-informate-edhe-nga-aki

Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në një konferencë të jashtëzakonshme për media së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, dhanë detaje për armatimin e kapur në rrethinë të Zveçanit.

“Stacioni policor i Zveçanit, nga informacionet e pranuara dhe nga AKI ka kryer një bastisje në rrethinën e Zveçanit në afësrsi të Uës së Hekurt. Aty është gjetur armatim, pajisje ushtarake, eksploziv, shok-bomba, të cilat dyshohet se janë lënë atje me qëllim të sulmit ndaj inistitucioneve të sigurisë së Kosovës dhe krijimit të pasigurisë dhe krijimit të një situatë të pazakontë të sigurisë në këtë pjesë”, tha Hoxha në konferencë.

Sipas tij, policia ka arritur me sukses ta kryejë operacionin, teksa tregoi sasinë e armatimit të sekuestruar.

“1 mijë e 588 municione apo fishekë, 10 armë të gjata, 6 AK 47, mitrolozë, 62 shok bpomba, ekzpoliz, dylbi, radiolidhje, shurdhues, karikatorë të mbushur e zbrazët, maska, antiplumb, unifromë e suhtrisë serbe dhe 10 uniforma të Policisë së Kosovës, pajisje për dronë”, tha ai, transmeton Express.

“Policia do ta vazhdojë hetimin për këtë rast”, konfirmoi drejtori i PK-së.

Ndërsa, ministri Sveçla tha se “ata që cënojnë rendin kushtetues dhe shkelin ligjin herët a vonë të gjithë do të vijnë para drejtësisë dhe do të dënohen bazuar në veprat që i kanë shkaktuar apo planifikuar për t’i shkaktuar në cënim të sigurisë së Republikës së Kosovës”.