Ministri Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë në Takimin e 17-të Vjetor të Punës së Ministrave të Bujqësisë nga Evropa Juglindore (EJL), i cili është mbajtur në Jahorinë të Bosnjës dhe Hercegovinës, ku theksoi se sikur edhe në çdo fushë të qeverisjes, ashtu edhe kur bëhet fjalë për zhvillimin e […]

Ministri Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë
ministri-peci-mori-pjese-ne-takimin-e-ministrave-te-evropes-juglindore-ne-bosnje-e-hercegovine

ministri-peci-mori-pjese-ne-takimin-e-ministrave-te-evropes-juglindore-ne-bosnje-e-hercegovine

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë në Takimin e 17-të Vjetor të Punës së Ministrave të Bujqësisë nga Evropa Juglindore (EJL), i cili është mbajtur në Jahorinë të Bosnjës dhe Hercegovinës, ku theksoi se sikur edhe në çdo fushë të qeverisjes, ashtu edhe kur bëhet fjalë për zhvillimin e bujqësisë dhe perspektivat e zhvillimeve të përgjithshme që lidhen me të, bashkëpunimi ndërkombëtar është çelësi i përparimit, thjesht sepse na mundëson të mësojmë nga njëri-tjetri si dhe të ndajnë përvojat më të suksesshme.

“Angazhimi im për të marrë pjesë në takimin e sotëm, mund të ndikohej lehtësisht nga banalitetet e pengesave politike. Nevoja për të marrë një vizë për të më mundësuar hyrjen në Bosnje-Hercegovinë mund të duket jashtë temave për të cilat jemi mbledhur, por kjo tregon qartë se si bashkëpunimi ynë në sektorin që përfaqësojmë, dëmtohet në heshtje nga mungesa e bashkëpunimit diku tjetër. Ndërsa, për sa i përket Procesit të Berlinit dhe sfidave në të ardhmen, palët e interesuara të kësaj nisme duhet të kërkojnë sqarime konkrete se pse nuk po zbatohen angazhimet e dakorduara. Besoj se të gjithë jemi dakord që përpjekjet tona për bashkëpunim në bujqësi nuk duhet të pengohen apo ndikohen nga faktorë të tjerë”, tha ministri Peci.

Në fjalimin e tij, ai theksoi gjithashtu se Qeveria e Kosovës dhe ministria që ai drejton vazhdojnë të riafirmojnë angazhimin ndaj planeve strategjike të Politikës së Përbashkët Evropiane Bujqësore për të forcuar qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor.

“Ftova ministrat e katër shteteve në kufi me Kosovën që të investojnë në zhvillimin e agroturizmit në rajonet e tyre kufitare dhe në këtë mënyrë të krijojnë zona me oferta të përbashkëta turistike, përkatësisht të bëjnë projekte të përbashkëta në agroturizëm. Në këtë mënyrë do të europianizojmë ofertën turistike të fshatrave tona”, deklaroi ai.

faton peci