Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë sot për vizitë pune në Shkup

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë, Melani Zholi, sot vjen për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, gjatë së cilës do të ketë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, transmeton Portalb.mk. “Në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve, aleanca në kuadër […]

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë sot për vizitë pune në Shkup
Melani Joly (Zholi), foto nga profili i saj në Twitter

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë, Melani Zholi, sot vjen për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, gjatë së cilës do të ketë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, transmeton Portalb.mk.

“Në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve, aleanca në kuadër të NATO-s, sfidat e kryesimit të vendit me OSBE-në, si dhe ngjarje të tjera aktuale në fushën e politikës së jashtme”, njoftojnë nga MPJ.

Ministrja Zholi, gjatë qëndrimit në Shkup do të ketë takime me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe me Ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.