Ministrja Gërvalla për vrasjen e gruas në Pejë: Ishte nënë e 3 fëmijëve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po flet në konferencën e thirrur për media për mbështetjen e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës. Por, konferencën e nisi me rastin e vrasjes së Gjyljeta Ukellit, duke u shprehur se një grua u vra përsëri nga burri. “Këtë konferencë e kemi thirrë […]

Ministrja Gërvalla për vrasjen e gruas në Pejë: Ishte nënë e 3 fëmijëve
ministrja-gervalla-per-vrasjen-e-gruas-ne-peje:-ishte-nene-e-3-femijeve

ministrja-gervalla-per-vrasjen-e-gruas-ne-peje:-ishte-nene-e-3-femijeve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po flet në konferencën e thirrur për media për mbështetjen e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës.

Por, konferencën e nisi me rastin e vrasjes së Gjyljeta Ukellit, duke u shprehur se një grua u vra përsëri nga burri.

“Këtë konferencë e kemi thirrë për tema të tjera nuk mund ta lëmë faktin që përsëri është vrarë një grua në Kosovë, përsëri është vra nga burri i saj. Emri i saj është Gjyljeta Ukelli dhe është nënë e tre fëmijëve”, tha Gërvalla.