Përplasje mes Frontit Evropian dhe VLEN-it për tubimin në të njëjtën ditë në Tetovë

Tubimet e planifikuara përmbyllës për një ditë në Tetovë, kanë shkaktuar përplasje në mes Frontit Evropian dhe VLEN-it. Këta të fundit thonë se tubimi i tyre do të mbahet dhe për këtë kanë edhe pëlqimin e dhënë nga ana e Komunës së Tetovës. Ata përmes një kumtese shtojnë se Artan Grubi po shpërndan informacione të […]

Përplasje mes Frontit Evropian dhe VLEN-it për tubimin në të njëjtën ditë në Tetovë
Bekim Qoku, Izet Mexhiti, Arben Taravari, Bilall Kasami, Afrim Gashi. Foto: Bilall Kasami (faqja në Facebook)

Tubimet e planifikuara përmbyllës për një ditë në Tetovë, kanë shkaktuar përplasje në mes Frontit Evropian dhe VLEN-it. Këta të fundit thonë se tubimi i tyre do të mbahet dhe për këtë kanë edhe pëlqimin e dhënë nga ana e Komunës së Tetovës. Ata përmes një kumtese shtojnë se Artan Grubi po shpërndan informacione të rrejshme me qëllim për të mashtruar opinion dhe për të hedhur pluhur syve ndaj qytetarëve shqiptarë, transmeton Portalb.mk.

“Siç po duket BDI nuk mund të pajtohet me realitetin se vendi nuk mund të funksionojë sipas dëshirave personale të Artan Grubit dhe si ja do qejfi Ali Ahmetit, por se shteti funksionon sipas ligjit. Andaj ju njoftojmë se Koalicioni VLEN do të mbajë tubimin e tij qendror më 6 maj në Sheshin Iliria në Tetovë. Kjo është caktuar në formë ligjore duke bërë fillimisht kërkesë deri tek Komuna e Tetovës, e cila më datë 18 prill ka dhënë pëlqimin e saj që VLEN të mbajë tubimin e saj në sheshin e Tetovës. Këtë e dëshmojmë me dokumentin e pëlqimit të dhënë nga ana e Komunës së Tetovës. Po ashtu, sipas të gjitha normave juridike, në kohë është informuar edhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë. Fronti i BDI-së duhet ta dijë se institucionet shtetërore nuk janë pronë private e Artan Grubit e Ali Ahmetit që ata të shfrytëzohen sipas dëshirës së tyre e për interesat e tyre personale. Por ka rregulla dhe ligje se si mund të veprohet në të. E as Tetovën nuk e kanë pronë të Babës, por Tetova është pronë e qytetarëve dhe funksionon sipas ligjeve”.

Nga VLEN thonë se tubimi në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend me Fronitn Evropian, mund të shkaktojë incidente.

“Andaj bëjmë me dije se njoftimet të cilat “Fronti Evropian” i shpërndan nëpër rrjete sociale dhe nëpër pres konferenca janë veprim i drejtpërdrejtë i Artan Grubi në koordinim me Ali Ahmetin. Për çka dyshojmë se këto veprime të partisë së Ahmetit mund të kenë edhe për qëllim nxitjen dhe shkaktimin e incidenteve fizike mes qytetarëve shqiptarë. Këtë nuk do ta lejojmë dhe kërkojmë nga qytetarët që të mos bien prehë e këtyre mashtrimeve dhe provokimeve, ndërsa nga institucionet kompetente kërkojmë që të merren masa në kohë për të parandaluar çdo skenar fatkeq të planifikuar nga Artan Grubi!”, thonë nga VLEN.

Nga ana tjetr, Naim Bajrami nga Fronti Evropian, tha se ai madje nuk e ka ditur që edhe VLEN-i ka tubim atë ditë, por se kjo nuk do t’i pengojë që edheatata mbajnë atë ditë. “Për besë unë tash kuptoj që kanë ata”, tha ai në pyetjen nëse do ta mbajnë tubimin më 6 maj në Tetovë.

“Sigurisht që do ta mbajmë, plani është që ta mbajmë.do ta mbajmë. Nëse nuk ndryshon diçka brenda kohës, por për arsye teknike mund të ndryshojë, jo për arsye tjera. Mendoj që plani është që ta mbajmë dhe ato që merren me organizime brenda Frontit Europian janë dakord që të mbahet me 6 maj në Tetovë, në sheshin Iliria”, theksoi Bajrami.

Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562. Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit ishte mbi 37 mijë vota, ndërsa mes Siljana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit ishte mbi 182 mijë vota.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.