Molliqaj thotë se është arrestuar edhe një aktivist i PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka berë të ditur se përveç aktivistes Donjeta Demolli, është arrestuar edhe Gëzon Kastrati. Sipas Molliqaj, arrestimi i Kastratit erdhi pa asnjë paralajmërim. Ai ka thënë se me këto arrestime, po tentojnë t’i heshtin kundërshtarët. Ndryshe, sot PSD-ja përmes një aksioni kundër Zajednicës, tentuan t’ia ndërprisnin fjalën kryeministrit […]

Molliqaj thotë se është arrestuar edhe një aktivist i PSD-së
molliqaj-thote-se-eshte-arrestuar-edhe-nje-aktivist-i-psd-se

molliqaj-thote-se-eshte-arrestuar-edhe-nje-aktivist-i-psd-se


Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka berë të ditur se përveç aktivistes Donjeta Demolli, është arrestuar edhe Gëzon Kastrati.

Sipas Molliqaj, arrestimi i Kastratit erdhi pa asnjë paralajmërim.

Ai ka thënë se me këto arrestime, po tentojnë t’i heshtin kundërshtarët.

Ndryshe, sot PSD-ja përmes një aksioni kundër Zajednicës, tentuan t’ia ndërprisnin fjalën kryeministrit Albin Kurti gjatë “Ulpiana Forum”.

“Përderisa përfunduam aksionin sonte me sukses, përveç Donjetës, policia arrestoi edhe aktivistin Gëzon Kastrati pa asnjë paralajmërim përderisa ishte në një nga rrugët afër stacionit policor.

Nuk kemi si ta shohim ndryshe përpos si tendencë për disiplinim të kundërshtarëve. Tash që Zajednica po përparon, kundërshtarët po tentojnë t’i heshtin.
Nuk do t’ia dalin”, shkruan Molliqaj.