MSH: Pas vendimit të OSHP-së, brenda 4-5 muajve furnizohet me pajisje reparti i IVF-së në Gjinekologji

Pjesa teknike e repartit të IVF-së tashmë ka përfunduar por ende funksionalizimi nuk është i mundur. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur për Front Online se pas hapjes së tenderit për furnizimin me pajisjet mjekësore, ky është pezulluar. Një ankesë e cila është bërë në OSHP për Lotin 1 ka bërë që aktiviteti […]

MSH: Pas vendimit të OSHP-së, brenda 4-5 muajve furnizohet me pajisje reparti i IVF-së në Gjinekologji
msh:-pas-vendimit-te-oshp-se,-brenda-4-5-muajve-furnizohet-me-pajisje-reparti-i-ivf-se-ne-gjinekologji

msh:-pas-vendimit-te-oshp-se,-brenda-4-5-muajve-furnizohet-me-pajisje-reparti-i-ivf-se-ne-gjinekologji


Pjesa teknike e repartit të IVF-së tashmë ka përfunduar por ende funksionalizimi nuk është i mundur.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur për Front Online se pas hapjes së tenderit për furnizimin me pajisjet mjekësore, ky është pezulluar.

Një ankesë e cila është bërë në OSHP për Lotin 1 ka bërë që aktiviteti të pezullohet deri në vendimin e radhës, thonë nga MSH-ja.

“Brenda afatit kohor për sqarime shtese kanë parashtruar pyetje sqaruese tetë (8) operator ekonomik. Këto pyetje janë shqyrtuar nga SHSKUK si Njësi e kërkesës, duke dhënë përgjigjeje për secilën pyetje veç e veç, të cilat përgjigje me datë 09.11.2023 janë proceduar në e-prokurim duke i njoftuar të gjithë OE, nga MSH-SHSKUK, i njëjti OE me datën 04.12.2023 është ankuar në OSHP dhe aktiviteti në tërësi është pezulluar deri në një vendim të OSHP-së. Besohet se kjo procedure do të kryhet me sukses, në qoftë se nuk do të vonohet shqyrtimi i ankesës nga ana e OSHP-së”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

MSH-ja ka bërë të ditur në detaje procesin se si ka shkuar hapja e tenderit për furnizimin e pajisjeve në këtë repart.

 “Pas anulimit të IVF herën e parë, sipas rekomandimit të profesionistëve nga komisioni vlerësues, janë rishikuar specifikat teknike para se te ritenderohet aktiviteti. Me datë 24.10.2023 është tenderuar aktiviteti me titull: Ri-tender “Furnizim me pajisje mjekësore, instrumente mjekësore për Njësitë organizative të QKUK-së” me nr. të prokurimit: 206-23-11488-1-1-1 , aktivitet me 20 Lote. Afati kohor për sqarime shtesë në dosje të tenderit ka qenë 03.11.2023, ndërsa hapja e ofertave fillimisht ka qenë e planifikuar të bëhet me datën 20.11.2023”.

Nëse nuk vonon vendimi nga OSHP, brenda 4-5 muajve bëhet furnizimi dhe instalimi i pajisjeve.

Kështu kanë bërë të ditur në një përgjigje nga MSH-ja për Front Online.

“Sipas një përllogaritje të afateve optimale (nëse nuk vonon vendimi nga OSHP) brenda 4-5 muajve presim të bëhet furnizimi dhe instalimi i pajisjeve, ndërsa fillimi i shërbimit varet edhe nga përgatitja e stafit dhe parakushtet tjera në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK”.