Muajt e fundit të Lajçakut në detyrë, Baronesha Ashton i duartroket për punën e bërë: Durove shumë nga të dyja palët

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Baronesha Catherine Ashton, ka duartrokitur sot emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, i cili është në fund të mandatit të tij si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ajo tha se Lajçak ka duruar shumë nga të dyja palët – BE-ja në […]

Muajt e fundit të Lajçakut në detyrë, Baronesha Ashton i duartroket për punën e bërë: Durove shumë nga të dyja palët
muajt-e-fundit-te-lajcakut-ne-detyre,-baronesha-ashton-i-duartroket-per-punen-e-bere:-durove-shume-nga-te-dyja-palet

muajt-e-fundit-te-lajcakut-ne-detyre,-baronesha-ashton-i-duartroket-per-punen-e-bere:-durove-shume-nga-te-dyja-palet

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Baronesha Catherine Ashton, ka duartrokitur sot emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, i cili është në fund të mandatit të tij si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ajo tha se Lajçak ka duruar shumë nga të dyja palët – BE-ja në njërën anë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në anën tjetër. Ashton tha se ai është përpjekur shumë që të shtyjë përpara agjendën që ka BE për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dua që – sepse nuk do ta kem më shansin – të nderoj një person në këtë dhomë veçanërisht i cili është Miroslav Lajçak. E di që janë muajt e fundit në zyre. Kisha privilegjin të punoja me ju dhe të të thërrisja miku im i dashur për 15 vjet dhe askush nuk është përpjekur të bëjë më shumë në këto vjet të fundit sesa ti që të shtysh përpara këtë agjendë. Ju keni duruar shumë nga të dyja [palët] brenda BE-së dhe gjithashtu nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Por unë e di që përkushtimi juaj ka qenë absolut dhe keni qenë i palodhur”.

Në kuadër të konferencës “Ballkani Perëndimor në BE” në Lubjanë, Ashton nga paneli derisa po fliste e duartrokiti atë për punën e tij për rajonin.

“Dhe dua që të ndaj një moment dhe të të falënderoj për gjithçka që ju keni bërë dhe do unë do të të duartrokas ty”.

Lajçak nga shtatori i këtij viti s’do t’i duhet më të merret me telashet ballkanike meqë pritet të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern.