Bastisje në Reçicë të Vogël, është gjetur drogë

Me datë 01.05.2024 në ora 18:45 në Tetovë, nga ana e punonjësve policorë nga Departamentin për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në SPB Tetovë, është privuar nga liria A.T (35) nga fshati Reçicë e Vogël, Tetovë, transmeton Portalb.mk. Gjatë kontrollit të ushtruar me vendim gjykate në shtëpinë që ai shfrytëzonte me qira, u […]

Bastisje në Reçicë të Vogël, është gjetur drogë
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Me datë 01.05.2024 në ora 18:45 në Tetovë, nga ana e punonjësve policorë nga Departamentin për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në SPB Tetovë, është privuar nga liria A.T (35) nga fshati Reçicë e Vogël, Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit të ushtruar me vendim gjykate në shtëpinë që ai shfrytëzonte me qira, u gjetën dhe sekuestruan vazo me bimë kanabis, shishe me lëng dhe sende të tjera që lidhen me krimin.

Personi është ndaluar në staciont dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.