Kryetarja e Sarajevës i jep Osmanit lulen e Srebrenicës: Kosova e quajti gjenocidin me emrin e duhur

Kryetarja e Sarajevës, Benjamina Kariq, i ka dhënë presidentes Vjosa Osmani lulen e Srebrenicës, që simbolizon gjenocidin e Srebrenicës. Ajo tha se me Osmanin kanë folur edhe për situatën politike, të ardhmen europiane të të dyja vendeve, si dhe për çështjen e regjimit të vizave mes Kosovës dhe Bosnjës. “Një takim i përzemërt me Presidenten […]

Kryetarja e Sarajevës i jep Osmanit lulen e Srebrenicës: Kosova e quajti gjenocidin me emrin e duhur
kryetarja-e-sarajeves-i-jep-osmanit-lulen-e-srebrenices:-kosova-e-quajti-gjenocidin-me-emrin-e-duhur

kryetarja-e-sarajeves-i-jep-osmanit-lulen-e-srebrenices:-kosova-e-quajti-gjenocidin-me-emrin-e-duhur

Kryetarja e Sarajevës, Benjamina Kariq, i ka dhënë presidentes Vjosa Osmani lulen e Srebrenicës, që simbolizon gjenocidin e Srebrenicës.

Ajo tha se me Osmanin kanë folur edhe për situatën politike, të ardhmen europiane të të dyja vendeve, si dhe për çështjen e regjimit të vizave mes Kosovës dhe Bosnjës.

“Një takim i përzemërt me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadri. Biseduam për situatën aktuale politike, me theks të veçantë për të ardhmen europiane të BeH dhe Kosovës. Për Bosnje-Hercegovinën dhe Sarajevën do të thotë se Kuvendi i Kosovës, duke mbështetur Rezolutën për Srebrenicën, e quajti gjenocidin me emrin e duhur”.

Ajo tha se me këtë akt, Republika e Kosovës shprehu përkushtimin e saj për të vërtetën dhe drejtësinë dhe vendosmërinë e saj për të qenë pjesëmarrëse aktive në lëvizjen për paqen botërore.

“I dhashë presidentes së nderuar lulen e Srebrenicës, të mbirë nga dhimbja, e cila është simbol i luftës kundër gjenocidit dhe vuajtjeve masive të njerëzve. Një nga temat ishte edhe çështja e heqjes së regjimit të vizave ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës. Në fund u pajtuam që duke forcuar bashkëpunimin dhe dialogun rajonal, do të krijonim hapa kyç për arritjen e stabilitetit dhe prosperitetit në të gjithë Ballkanin”, ka shkruar Kariq./Express/