Muja: Besoj se Kosova i ka plotësuar kushtet që më datën 16 të jetë anëtare e re e KiE

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka thënë se, Kuvendi i Kosovës më 2 maj do të mbajë seancë, në të cilën tha se do të diskutohet në lidhje me raportin e DASH-it, që sipas tij, është propozim i opozitës. Ai tha se pas këtij diskutimi në rend dite do të jenë marrëveshjet ndërkombëtare. “Do të […]

Muja: Besoj se Kosova i ka plotësuar kushtet që më datën 16 të jetë anëtare e re e KiE
muja:-besoj-se-kosova-i-ka-plotesuar-kushtet-qe-me-daten-16-te-jete-anetare-e-re-e-kie

muja:-besoj-se-kosova-i-ka-plotesuar-kushtet-qe-me-daten-16-te-jete-anetare-e-re-e-kie

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka thënë se, Kuvendi i Kosovës më 2 maj do të mbajë seancë, në të cilën tha se do të diskutohet në lidhje me raportin e DASH-it, që sipas tij, është propozim i opozitës.

Ai tha se pas këtij diskutimi në rend dite do të jenë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Do të kemi seancë më dy maj ku do të diskutohet në lidhje me raportin e DASH-it dhe i cili pasohet nga votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Vlera e këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare është 390 milion euro të cilat janë pamundësuar si shkak i opozitës. Këto marrëveshje mbeten si teke e partive”, ka thënë ai.

Muja ka folur edhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës për çka ka thënë se beson se do Kosova do të anëtarësohet.

“Unë besoj që Kosova i ka plotësuar kushtet edhe me datën 16 Kosova do te jetë anëtre e re e KiE”, Muja.

Image
Muja ka thënë se si Grupi Parlamentar është duke punuar që ti sigurojnë votat brenda grupit parlamentar për të kaluar kodin civil.

Ai tha se brenda Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka diversitet të mendimeve sa i përket këtij projekligji.

“Ky projekt kod ka ardhur nga ministria e Drejtësisë, aktualisht nuk e di por shumica parlamentare është duke punuar që të sigurojë konsensusin brenda grupit parlamentar. Ka kohë që është duku u punuar në sigurimin e votave dhe e dyta është që të votohet është e vërtetë që ka diversitet të mendimeve. Shumica parlamentare është në përpjekur që të sigurojë vota për çdo ligj”, ka thënë Muja.