Mungesa e VV’së pamundëson konstituimin e komisionit për rezervat, opozita e kritikon

Sot, për të pestën herë, ka dështuar konstituimi i komisionit për rezervat shtetëore, i cili në Kuvend është miratuar më shumë se para një muaji. Kjo po ndodh për shkak të mungesës së deputetëve të VV’së. Për këtë opozita ka kritika. Sipas Pal Lekajt të AAK’së, me këto veprime po ndalohet nxjerrja në shesh e […]

Mungesa e VV’së pamundëson konstituimin e komisionit për rezervat, opozita e kritikon
mungesa-e-vv’se-pamundeson-konstituimin-e-komisionit-per-rezervat,-opozita-e-kritikon

mungesa-e-vv’se-pamundeson-konstituimin-e-komisionit-per-rezervat,-opozita-e-kritikon

Sot, për të pestën herë, ka dështuar konstituimi i komisionit për rezervat shtetëore, i cili në Kuvend është miratuar më shumë se para një muaji. Kjo po ndodh për shkak të mungesës së deputetëve të VV’së. Për këtë opozita ka kritika. Sipas Pal Lekajt të AAK’së, me këto veprime po ndalohet nxjerrja në shesh e të vërtetës.

Më 21 shtator Kuvendi i Kosovës ka miratuar themelimin e komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore. Puna e Komisionit parashihet të jetë lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Që nga miratimi në Kuvend, pesë herë janë thirrur mbledhje që të konstituohet, mirëpo mospjesëmarrja e VV’së ka ndikuar që këto tentime të dështojnë.

Një përpjekje e tillë ka rezultuar e pasuksesshme edhe sot.

Kryesuesi i këtij Komisioni Rashit Qalaj, tha se është shqetësuese se si partia në pushte është duke e bojkotuar konstituimin e Komisionit. Ai tha se kanë dërguar kërkesë në Zyrën Ligjore të Kuvendit që të tregohet se si duhet që të veprohet pas bojkotimit të deputetëve të VV-së.

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se ngërqi i VV’së është diçka e paprecedentë.

Ai ka shtuar se ky komision ka shumë rëndësi për shkak se “do të zbulohet e vërteta e keqpërdorimeve dhe manipulimeve me rezervat e grurit dhe vajit”.

“Deputetët e Qeverisë Kurti kan sjellur një ngërç në punën e komisionit, diçka e paprecedent në Kuvendin e Kosovës. Ky komision ka shumë rëndësi sepse do të zbulohet e vërteta e keqpërdorimeve dhe manipulimeve me rezervat e grurit dhe vajit, një fatkeqësi që i ka ndodhur vendit me rezervat shtetërore në Ministrinë e Rozeta Hajdarit.”

Lekaj ka thënë se është papërgjegjësi nga ana e deputetëve të shumicës që nuk shkojnë në komision, derisa shton se me këto veprime po mbulohen keqpërdorimet.

“Deputetët e shumicës që marrin mbi 2 mijë euro paga nuk vijnë në Komision, në punën që paguhen për të ardhur nga taksat e qytetarëve. Dhe kjo është mospërgjegjësi ndaj qytetarëve. Këtu qëndron një e vërtet që me këto veprime janë duke mbuluar keqpërdorimet dhe po e ndalojnë nxjerrjen në shesh të së vërtetës. Dhe kjo është shumë keq, sepse dikur pushtetarët e tanishëm kanë qenë një qeveri e shpresës, që tani kanë dëshmuar që po cenojnë edhe ekzistencën minimale të jetesës duke keqpërdorur rezervat shtetërore në raste emergjente të shtetit”, ka thënë Lekaj për Express.

Reagimet për moskonstituimin e komisionit

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës nëpërmjet një statusi në Facebook ka pyetur se pse deputetët e pozitës po dalin kundër hetimit për rezervat shtetërore. Ai ka përmendur edhe emrat e deputetëve që po e pengojnë konstituimin e këtij komisioni.

“Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta-Isufi, Halil Thaçi, Salih Zyba dhe Erxhan Galushi, janë deputetët që po e pengojnë hetimin parlamentar të rastit të “rezervave shtetërore”, pavarësisht votës ‘pro’ të 69 deputetëve – përfshirë edhe vet partinë në pushtet.”

Ndërsa në një nga mbledhjet për konstituim të këtij komisioni, zëvendëskryesuesja Valentina Bunjaku, kishte thënë se deputetët e VV-së nuk kanë ardhur në mbledhje ngase po i frikësohen të vërtetës.

“Komisioni të ftohet sot në ora 15:00, që mos me pas arsyeje më thënë që nuk jemi në Kuvend. Po dihet që me tendencë nuk kanë ardhur se po frikësohen prej të vërtetës”.

Ndërsa deputetja Doarsa Kica-Xhelili, kishte thënë se deputetët e pozitës nuk dashur që të jenë prezentë në Komision, edhe pse kanë qenë nëpër Kuvend.

“Së paku njëri nga deputetët e pozitës është në Kuvend, z.Muja. Për të do të ishte më e lehtë që të vinte këtu e të vonohej në Komisioni për Buxhet 5 minuta. Nuk ka të bëjmë me kohën po se nuk kanë dashur që të vijnë”.

Një reagim tjetër ka qenë edhe ai i deputetit të LDK’së, Avdullah Hoti, i cili ka pyetur se pse koalicioni VV- Guxo po e bojkotojnë konstituimin e këtij komisioni.

“Përse koalicioni VV-Guxo po e bojkoton konstituimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për aferën me rezerva shtetërore?!”

Hoti ka shkruar se është në interes të publikut të zbardhet e vërteta sa më parë dhe se pengimi i hetimit parlamentar ngre dyshime të shumta.

“Kjo sjellje shpërfaq hipokrizinë e koalicionit VV-Guxo; e votuan formimin e Komisionit në Kuvend, e tani po e pamundësojnë punën e tij.” /GazetaExpress/