Murati për asetet e Radojiçiq: Qe pse duhet Byroja për konfiskimin e pasurisë, opozita e çoi në Gjykatë ligjin, kjo flet shumë për ta
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar të enjten listën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara të kryeterroristit Milan Radojçiq. Postimin e saj në Facebook e shpërndau ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Ai këtë rast e ka lidhur me nevojën për Byronë për Konfiskimin e Pasurive të Pajustifikueshme. Atë ligj opozita e […]
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar të enjten listën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara të kryeterroristit Milan Radojçiq.
Postimin e saj në Facebook e shpërndau ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Ai këtë rast e ka lidhur me nevojën për Byronë për Konfiskimin e Pasurive të Pajustifikueshme.
Atë ligj opozita e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, por Murati thotë se kjo “flet mjaftueshëm për opozitën”.
“Qe pse duhet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ligjin për Byronë opozita e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Kjo flet mjaftueshëm për opozitën”, ka shkruar Murati.