Nagavci e Haxhiu kërkojnë dënim maksimal për vrasjen e Liridona Ademajt

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe UNFPA, të hënën kanë mbajtur konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”. Aty u tha se nga të dhënat ekzistuese, rezultojnë rreth 1 070 raste të abortit në Kosovë, madje u tha se aborti […]

Nagavci e Haxhiu kërkojnë dënim maksimal për vrasjen e Liridona Ademajt
nagavci-e-haxhiu-kerkojne-denim-maksimal-per-vrasjen-e-liridona-ademajt

nagavci-e-haxhiu-kerkojne-denim-maksimal-per-vrasjen-e-liridona-ademajt

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe UNFPA, të hënën kanë mbajtur konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”.

Aty u tha se nga të dhënat ekzistuese, rezultojnë rreth 1 070 raste të abortit në Kosovë, madje u tha se aborti është selektiv.  Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj përmendi rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, e cila vra ditë më parë.

Sipas saj, edhe përkundër punës së institucioneve, ka ende punë për të bërë në parandalimin e këtyre rasteve. Ajo madje ka kërkuar dënimin maksimal të të akuzuarve në këtë rast.

“Gjatë këtyre ditëve kemi organizuar aktiviteteve në secilën komunë sepse jemi të shqetësuar me rastet e fundit. Rasti që ndodhi para disa ditësh ishte i rëndë që tronditi opinionin publik. Kjo tregon se përkundër faktit se kemi ndërmarr masa për të luftuar dhunon në bazë gjinore, rasti që ndodhi para disa ditësh tregon se kemi shumë punë për të bërë”.

“Ftoj organet e drejtësisë e sigurisë që të punojnë dhe të ndërmarrja e veprimeve minimale po i shndërron ata në vrasës dhe rasti i fundit duhet të marrë dënimin maksimal nga organet e drejtësisë dhe do të angazhohemi që ta mbërrijmë nivelin e trajtimit të barabartë”, u shpreh Haxhiu.

Për rastin e Liridona Ademajt, foli edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, duke këkruar dnëimin meritorë. Ajo madje tha s epo ndërmarrin masa edhe në shkolla në këtë drejtim.

“Në këtë aktivitet global, edhe këtë vit e filluam në shkollat tona, duke u munduar që të kemi aktivitete informuese për nxënësit dhe mësimdhënësit. Jo rasishtësisht, patëm aktivitete me nxënës, me arsimtarë e drejtorë”.

“Një prej dukurive negative është edhe aborti selektiv. Ndikon në aspektin emocional, jo vetë të nënave, por të gjithëve. Fatkeqësisht edhe shoqëria jonë vazhdon të jetë në këtë mes përkundër që ka pak përmirësime”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se soliderizimi më gratë është betejë për solidaritet njerëzor. Sipas tij, është çnjerëzore heqja e fëmijës për shkak të gjinisë dhe kjo nuk bëhet me faj të gruas, por e kundërta.

“Në këtë betejë nuk kërkon solidaritet me gratë, por solidaritet njerëzor. Përveç temës së sotme na ka mbledhur dhuna deri në asgjësim dhe shtypja përkundër punës sonë të përbashkët. Pse konsiderohet disavantazh për të pasur vajzë”.

“Çdo grua në vendin tonë mund të përdor metodat për të kuptuar gjininë e fëmijës. Është çnjerëzore heqja e fëmijës për shkak të gjinisë dhe kjo nuk bëhet me faj të gruas, por e kundërta. Nga të dhënat që i kemi, rezultojnë rreth 1 070 raste të abortit në Kosovë”, tha Vitia./EO