“Naimi i tha ik, dil”, çfarë u tha gazetarëve babai i Naimit në ceremoninë e varrimit të Liridona Murselit

Vjehrri i Liridona Murselit, Saban Murseli në ditën e sotme [para se të ndodhte arrestimi i djalit të tij, Naimit] ka treguar një version të tij se si ka ndodhur ngjarja ku erdhi deri te vrasja e Liridonës. Ai tha se reja e tij kishte rezistuar ta dorëzojë çantën e saj ku kishte disa para […]

“Naimi i tha ik, dil”, çfarë u tha gazetarëve babai i Naimit në ceremoninë e varrimit të Liridona Murselit

Vjehrri i Liridona Murselit, Saban Murseli në ditën e sotme [para se të ndodhte arrestimi i djalit të tij, Naimit] ka treguar një version të tij se si ka ndodhur ngjarja ku erdhi deri te vrasja e Liridonës.

Ai tha se reja e tij kishte rezistuar ta dorëzojë çantën e saj ku kishte disa para dhe se s’ka mundur të ikë meqë është “ngatërruar pak” me rripin e sigurisë në veturë.

“Versioni më i saktë është që ka rezistu me dorëzu çantën e krahun, aty i ka pasë ca të holla, një shumë të konsiderueshme të të hollave. I ka gjuajt fëmijët prej kerrit edhe në gjuhën suedeze iu paska pasë thonë “ik”. Por, mesa duket është ngatërru pak edhe me rripin e sigurisë”.

Policia e Kosovës sapo ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Gjakovë si të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.

Njëri prej të arrestuarve është vetë burri i Liridonës, Naim Murseli, si i dyshuar për planifikimin e vrasjes së saj. Teksa i dyshuari i dytë për vrasjen e Liridona Murselit është Granit Plava, i cili ka lidhje familjare me Naim Murselin.Plava, sic raporton Express, ka deklaruar në Polici se është paguar 30 mijë euro nga NaimiKujtojmë se, Liridona Ademaj Murseli është varrosur sot në Cërmjan të Gjakovës.