Ndalohen për 48 orë dy serbë të dyshuar për sulmet e djeshme në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë ndaluar, për shkak të dyshimit se kanë qenë të përfshirë në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve. Dy të arrestuarit të nacionalitetit serb me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, janë dërguar në mbajtje për 48 […]

Ndalohen për 48 orë dy serbë të dyshuar për sulmet e djeshme në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë ndaluar, për shkak të dyshimit se kanë qenë të përfshirë në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve.

Dy të arrestuarit të nacionalitetit serb me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“RREZIKIM I PERSONAVE NËN MBROJTJE NDËRKOMBËTARE & PJESMARRJE NË TURMË QË KRYEJNË VEPËR PENALE DHE HULIGANIZËM

Prishtinë 29.05.2023 – 18:30. Për shkak të dyshimit se kanë qenë të përfshirë në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, dy meshkuj K-Serb me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës janë dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime të mëtejme, nga njësitet relevante policore”, njofton Policia.

Policia e Kosovës ka njoftuar se situata në Leposaviq, Zubin-Potok dhe në Zveçan aktualisht është e brishtë, por e qetë.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për qetësi dhe që qytetarët të mos bien pre e thirrjeve të dhunshme “dhe provokimeve të çfarëdo natyre qofshin ato”.

Sipas autoriteteve, po vazhdohet angazhimi në ofrimin e sigurisë dhe në mbarëvajtjen e protestave, në koordinim me KFOR-in dhe institucionet relevante.