Ndalohet një person i dyshuar për vdekjen e ukrainases në Kosovë

Një person i dyshuar është arrestuar në lidhje me rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Ukraina, Olena Kozii. Ai është ndaluar për 48 orë dhe ngarkohet për vepren penale “Mosevitim i rrezikut”. Lidhur me rastin detaje ka dhënë kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari. Jashari tha për Klankosova.tv se i dyshuari e ka pranuar se ka […]

Ndalohet një person i dyshuar për vdekjen e ukrainases në Kosovë
ndalohet-nje-person-i-dyshuar-per-vdekjen-e-ukrainases-ne-kosove

ndalohet-nje-person-i-dyshuar-per-vdekjen-e-ukrainases-ne-kosove

Një person i dyshuar është arrestuar në lidhje me rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Ukraina, Olena Kozii.

Ai është ndaluar për 48 orë dhe ngarkohet për vepren penale “Mosevitim i rrezikut”.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari.

Jashari tha për Klankosova.tv se i dyshuari e ka pranuar se ka qenë bashkë me viktimën gjatë ditës kritike.

“Po, është ndaluar një person i dyshuar. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Mosevitim i rrezikut”. Personi është ndaluar për 48 orë”, tha Jashari.

“Personi në fjalë e ka pranuar se gjatë gjithë ditës ka qenë bashkë me viktimën. Pra, ai dyshohet se e ka lënë në autostradë viktimën”, tha ai.

Kreu i organit të akuzës në Ferizaj theksoi se 23-vjeçarja e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

“Ende nuk kemi arritur që ta identifikojmë personin që e ka shkaktuar aksidentin. Kjo për shkak të mungesës së kamerave në autostradë. Kjo pjesë i takon nivelit tjetër të përgjegjësisë. Pra, viktima ishte goditur nga një makinë e cila ishte në lëvizje”, theksoi Shukri Jashari.

“Brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai.