Nderohen dy ushtarakë dhe Albright, Hovenier: Ndikuan në intervenimin e NATO që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se ndjehet thellësisht i lumtur për të nderuar tre individë të cilët kontribuuan në mënyrë të jashtëzakonshme në ndërhyrjen e drejtuar nga NATO që i ka dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë. Hovenier ka thënë se në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, kanë emëruar dy salla […]

Nderohen dy ushtarakë dhe Albright, Hovenier: Ndikuan në intervenimin e NATO që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë
nderohen-dy-ushtarake-dhe-albright,-hovenier:-ndikuan-ne-intervenimin-e-nato-qe-i-dha-fund-spastrimit-etnik-ne-kosove

nderohen-dy-ushtarake-dhe-albright,-hovenier:-ndikuan-ne-intervenimin-e-nato-qe-i-dha-fund-spastrimit-etnik-ne-kosove

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se ndjehet thellësisht i lumtur për të nderuar tre individë të cilët kontribuuan në mënyrë të jashtëzakonshme në ndërhyrjen e drejtuar nga NATO që i ka dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë.

Hovenier ka thënë se në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, kanë emëruar dy salla në nder të dy ushtarakëve amerikanë, Reichert dhe Gibs dhe një tjetër në emër të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, ish-presidentët Sejdiu e Jahjaga dhe figura të tjera të jetës politike në Kosovë.

“Stafi dhe vizitorët tanë do të reflektojnë mbi trashëgiminë dhe kontributet e këtyre individëve sa herë që mblidhemi në këto dhoma. Ne ishim veçanërisht mirënjohës që në ceremoninë e sotme na janë bashkuar presidentja Osmani si dhe familjet Reichert dhe Gibbs. “, ka shkruar Hovenier.