Në Shkup nesër regjimi i veçantë i komunikacionit, MPB do ta shënojë ditën e Policisë

Në Shkup nesër nga ora 08:00 deri në orën 18:00 do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit për shkak të shënimit të 7 majit – Ditës së Policisë, transmeton Portalb.mk. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë kësaj periudhe kohore do të mbyllet për qarkullim bulevardi “KAÇKM” nga udhëkryqi me bulevardin “Sërbia”. Njësia […]

Në Shkup nesër regjimi i veçantë i komunikacionit, MPB do ta shënojë ditën e Policisë
Policia e RMV-së, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në Shkup nesër nga ora 08:00 deri në orën 18:00 do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit për shkak të shënimit të 7 majit – Ditës së Policisë, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë kësaj periudhe kohore do të mbyllet për qarkullim bulevardi “KAÇKM” nga udhëkryqi me bulevardin “Sërbia”.

Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për devijimin e trafikut. SPB Shkup apelon tek të gjithë shfrytëzuesit e rrugës që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë.