Në sulmet izraelite në jug të Gazës u vranë 13 civilë, shumica fëmijë

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës në orët e mëngjesit u vranë 13 civilë, shumica fëmijë, dhe dhjetëra tjerë u plagosën, transmeton Anadolu. Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, thuhet se Izraeli ka shtuar sulmet ndaj qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës. Në lajm […]

Në sulmet izraelite në jug të Gazës u vranë 13 civilë, shumica fëmijë
Viktimat në Gaza nga sulmet izraelite. Foto nga Anadolu Agency / Mustafa Hassona

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës në orët e mëngjesit u vranë 13 civilë, shumica fëmijë, dhe dhjetëra tjerë u plagosën, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, thuhet se Izraeli ka shtuar sulmet ndaj qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Në lajm thuhet se në sulmet e ushtrisë izraelite në Khan Younis kanë mbetur të vrarë 10 civilë, kryesisht fëmijë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si dhe nga bombardimet e kryera me avionë luftarakë në mëngjes kanë vdekur 3 persona mes tyre një fëmijë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Në lajm theksohet se një shtëpi u bombardua në rajonin Al-Mawasi në pjesën perëndimore të Khan Younis dhe se ushtria izraelite shtoi sulmet ajrore dhe tokësore në shumë zona të qytetit Khan Younis.