Në Zveçan dhe Zubin Potok ka filluar nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarëve të komunave

Nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarëve të komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut filloi në orën nëntë me ardhje masive të qytetarëve serb, shkruan RTS, transmeton FrontOnline. Paraprakisht, mbledhja e nënshkrimeve ishte organizuar në Mitrovicën veriore dhe Leposaviq . Drejtori i  të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë tha për RTS se në këto dy komuna […]

Në Zveçan dhe Zubin Potok ka filluar nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarëve të komunave
ne-zvecan-dhe-zubin-potok-ka-filluar-nenshkrimi-i-peticionit-per-shkarkimin-e-kryetareve-te-komunave

ne-zvecan-dhe-zubin-potok-ka-filluar-nenshkrimi-i-peticionit-per-shkarkimin-e-kryetareve-te-komunave

Nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarëve të komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut filloi në orën nëntë me ardhje masive të qytetarëve serb, shkruan RTS, transmeton FrontOnline.

Paraprakisht, mbledhja e nënshkrimeve ishte organizuar në Mitrovicën veriore dhe Leposaviq . Drejtori i  të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë tha për RTS se në këto dy komuna janë mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve .

Kryetarët e këtyre katër komunave u emëruan pas zgjedhjeve të 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga serbët. Rreth 3.5 për qind e votuesve dolën në votim: nga 45.950 votues të regjistruar, 1.567 prej tyre ushtronin të drejtën e votës, prej të cilëve vetëm 13 ishin serbë.

Katër shqiptarë erdhën në krye të komunave në veri, ku serbët përbëjnë më shumë se 95 për qind të popullsisë.

Erden Atiq u emërua në Mitrovicën e Veriut, Lulzim Hetemi në Leposaviq, Ilir Peci në Zveçan dhe Izmir Zeqiri në Zubin Potok.

Këto zgjedhje u paraprinë nga dorëheqjet kolektive të serbëve në të gjitha institucionet qeveritare në Kosovë që veprojnë në katër komunat veriore të banuara me serbë./FrontOnline/