Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj intervistohet nga Krimet Ekonomike

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj është duke u intervistuar nga Krimet Ekonomike. Zogaj ndodhet atje pas arrestimeve të fundit në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë. Gjatë ditës së sotme, edhe shefi i personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliu- Hertica po ashtu ka qenë objekt i hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe […]

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj intervistohet nga Krimet Ekonomike
nenkryetari-i-prishtines,-alban-zogaj-intervistohet-nga-krimet-ekonomike

nenkryetari-i-prishtines,-alban-zogaj-intervistohet-nga-krimet-ekonomike

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj është duke u intervistuar nga Krimet Ekonomike. Zogaj ndodhet atje pas arrestimeve të fundit në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë.

Gjatë ditës së sotme, edhe shefi i personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliu- Hertica po ashtu ka qenë objekt i hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe ka rënë sot në prangat e Policisë së Kosovës.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se sipas informacioneve të para Hertica është arrestuar për disa kontrata mbi vepër që lidhen me punësimin e 10 personave në Qendrën për Punë Sociale.

Prokuroria sot ka lëshuar urdhër për ndalimin edhe të ish-drejtorit të QPS-së, Vehbi Mujkut dhe  Valbona Makiqin, shefe e Njësisë së Shërbimeve Sociale në katë qendër.

Prokuroria sot ka njoftuar se ata dyshohet se kanë punësuar rreth 10 persona në mënyrë të kundërligjshme dhe se njërin nga këta persona e kanë punësuar si menaxhere për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale.

Të njëjtat burime thonë se bëhet fjalë për rastin e 11-vjeçares, për të cilin ishte caktuar një grua si menaxhere, që sipas Prokurorisë nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.