Nis marshi protestues kundër politikave të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë
Ka nisur në Prishtinë marshi protestues kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Serbi. Në këtë protestë po marrin pjesë një numër i vogël i protestueseve. Ata po mbajnë në duar pankarta si ‘’Medvegja është Dardani’’, ‘Po na shuajnë’’. Kjo protestë është organizuar nga Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar për Kosovën dhe Unioni shqiptar i […]
Ka nisur në Prishtinë marshi protestues kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Serbi.
Në këtë protestë po marrin pjesë një numër i vogël i protestueseve.
Ata po mbajnë në duar pankarta si ‘’Medvegja është Dardani’’, ‘Po na shuajnë’’.
Kjo protestë është organizuar nga Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar për Kosovën dhe Unioni shqiptar i Shoqërisë Civile.
Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, dhe do të përfundojë te Teatri Kombëtar në Prishtinë.