Nisin sot regjistrimet në e-Albania të nxënësve në klasat e dhjeta

Këtë të premte (7 korrik) të gjithë nxënësit mund të regjistrohen në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, përmes një postimi në “Facebook” bën me dije se, nxënësit do të mund të regjistrohen përmes e-albania dhe afati i regjistrimeve është deri më 20 korrik. Dokumente që ngarkohen nga aplikanti […] The post Nisin sot regjistrimet në e-Albania të nxënësve në klasat e dhjeta appeared first on Newsbomb Albania.

Nisin sot regjistrimet në e-Albania të nxënësve në klasat e dhjeta

Këtë të premte (7 korrik) të gjithë nxënësit mund të regjistrohen në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, përmes një postimi në “Facebook” bën me dije se, nxënësit do të mund të regjistrohen përmes e-albania dhe afati i regjistrimeve është deri më 20 korrik.

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti (online, jo dorazi):

  • Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës)
  • Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive)

Të dashur nxënës dhe prindër,

Tashmë në ????‍???? sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në ???? datë 20 korrik.

Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike.

Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor! 

➡ Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën:

[email protected]”, shkruan Kushi.

The post Nisin sot regjistrimet në e-Albania të nxënësve në klasat e dhjeta appeared first on Newsbomb Albania.