Rama nuk flet për gazetarët në Kosovë: S’kam homologun

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me kreun e parlamentit kosovar, Glauk Konjufca në kuadër të turit të tij ballkanik. Teksa po dilte nga zyra e kryeparlamentarit, gazetarët kanë pyetur Ramen nësë do të ketë një konferencë për mediet. Kreu i qeverisë shqiptare është përgjigjur duke thënë se nuk bën dot një konferencë nëse […] The post Rama nuk flet për gazetarët në Kosovë: S’kam homologun appeared first on Newsbomb Albania.

Rama nuk flet për gazetarët në Kosovë: S’kam homologun

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me kreun e parlamentit kosovar, Glauk Konjufca në kuadër të turit të tij ballkanik.

Teksa po dilte nga zyra e kryeparlamentarit, gazetarët kanë pyetur Ramen nësë do të ketë një konferencë për mediet. Kreu i qeverisë shqiptare është përgjigjur duke thënë se nuk bën dot një konferencë nëse nuk ka homologun e tij, referuar kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

“S’kam homologun, nuk bëj dot konferencë”, dëgjohet të jetë përgjigjur Rama në një video të publikuar nga A2CNN.

Më herët sot, Kurti nuk e ka takuar Ramën edhe pse ishin në godinat ngjitur.Kryeministri shqiptar po zhvillonte një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ndërkohë Albin Kurti ka qenë në zyrën e tij vetëm disa metra larg.

Kurti ka dalë nga ambjentet e godinës duke mos e takuar Ramën dhe është larguar vetëm me një përshëndetje për gazetarët.

The post Rama nuk flet për gazetarët në Kosovë: S’kam homologun appeared first on Newsbomb Albania.