Berisha del në foltore, Rama largohet nga Kuvendi

Ka nisur me debate Kuvendi, ku po mbahet seanca e posaçme për kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetajt. Ish-kryeministri Sali Berisha me nisjen e seancës ka kërkuar të flasë për procedurë. Në momentin që Berisha ka dalë në Foltore kryeministri Edi Rama është larguar nga Kuvendi. Berisha gjatë fjalës së tij tha […] The post Berisha del në foltore, Rama largohet nga Kuvendi appeared first on Newsbomb Albania.

Berisha del në foltore, Rama largohet nga Kuvendi

Ka nisur me debate Kuvendi, ku po mbahet seanca e posaçme për kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetajt.

Ish-kryeministri Sali Berisha me nisjen e seancës ka kërkuar të flasë për procedurë. Në momentin që Berisha ka dalë në Foltore kryeministri Edi Rama është larguar nga Kuvendi.

Berisha gjatë fjalës së tij tha se pyetjeve të opozitës për Ahmetajn, duhet t’i përgjigjet Rama.

“Duhej të ishte në sallë për tiu përgjigjur pyetjeve në respekt të drejtësisë, qytetarëve propozoj që të gjitha pyetjeve t’iu përgjigjet bosi i tij Edi Rama. Thirreni këtu t’i bëjmë pyetje”, tha Berisha.

Në seancën e djeshme, kryeministri nuk ishte i pranishëm gjë që shkaktoi edhe zhurmë në Kuvend, dhe ndërprejen e seancës për tre herë, pasi deputetët e opozitës kërkonin që Rama të ishte i pranishëm dhe të diskutohej për çështjen e Ahmetaj.

Sot Rama ishte në Kuvend, ndërsa më pas u largua, mbetet për të parë nëse kryeministri do rikthehet në seancë.

The post Berisha del në foltore, Rama largohet nga Kuvendi appeared first on Newsbomb Albania.