Nisma për kanabisin mjekësor, Manastirliu: Agjenci Kombëtare për kontrollin dhe përpunimin e bimës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se do të ngrihet një agjenci e posaçme në nivel kombëtar. Gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ministrja Manastirliu tha se do të ngrihet një agjenci buxhetore që do të ketë për mision mbikëqyrjen, kontrollin e përpunimin […] The post Nisma për kanabisin mjekësor, Manastirliu: Agjenci Kombëtare për kontrollin dhe përpunimin e bimës appeared first on Newsbomb Albania.

Nisma për kanabisin mjekësor, Manastirliu: Agjenci Kombëtare për kontrollin dhe përpunimin e bimës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se do të ngrihet një agjenci e posaçme në nivel kombëtar.

Gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ministrja Manastirliu tha se do të ngrihet një agjenci buxhetore që do të ketë për mision mbikëqyrjen, kontrollin e përpunimin e bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj, për qëllime mjekësore dhe industrial.

“Agjencia e Kontrollit të Kanabisit, e cila ngrihet për herë të parë, është një agjenci buxhetore që do të ketë për mision mbikëqyrjen, kontrollin e përpunimin e bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj, për qëllime mjekësore dhe industriale. Kjo agjenci do të organizojë procedurat për dhënien e licencave, sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj, do të mbikëqyr veprimtarinë e subjekteve të licencuara; do të bashkëveprojë me të gjithë organet kompetente me qëllim realizim e objektivave dhe detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare, do të bashkëpunojë me Qendrën Europiane për monitorimin e drogave dhe varësisë dhe bordin ndërkombëtar të kontrollit të narkotikëve.

Do të ketë në përgjegjësinë e saj administrimin e regjistrit, pra bazës së të dhënave, statistikave në nivel kombëtar. Do të lëshojë autorizimet e eksportit për kanabisin industrial dhe nënproduktet për qëllime industrial. Kjo Agjenci do të ketë në funksion e saj edhe ngritjen e Komisionit të Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave të paraqitura për marrjen e licencës për kultivimin e kanabisit”, tha Manastirliu.

Duken iu referuar përvojave në botë, Manastirliu foli edhe për qellimet mjeksore përmes bimës së kanabisit.

Janë një seri barnash të prodhuara me bazë kanabis që kanë efekte lehtësuese dhe rezultate pozitive për sa i përket trajtimeve të ndryshme të dhimbjes kronike, sklerozës multiple, epilepsisë, dhimbjet të cilat shkaktohen nga tumoret apo dhe HIV-AIDS”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, deklaratat e ministres u kundërshtuan nga pala tjetër, opozita, të cilët ripërsëritën akuzat dhe ritheksuan se ky projektligj i hap rrugën legalizimit të kanabisit në vendin tonë.

“Ky projektligj i hap rrugën legalizimit të kanabisit ë vendin tonë. Ky nxitim për miratimin e projektligjith ëshët për të legalizuar grupet kriminale. Në fakt parcelat janë shpërndarë me kohë tek grupet kriminale dhe kanë filluar të ngrijnë inmfrastrukturën. Shkoni në Gjirokastër”, tha Tritan Shehu.

The post Nisma për kanabisin mjekësor, Manastirliu: Agjenci Kombëtare për kontrollin dhe përpunimin e bimës appeared first on Newsbomb Albania.