Një fëmijë humbi jetën si pasojë e stuhisë në Serbi, në Kroaci po kërkohet një turist italian i cili ra nga anija

Stuhia e fortë e cila përfshiu Kroacinë pasditën e së premtes, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në gadishullin Istrias, ku po kërkohet edhe një turist Italian i cili ra nga anija. Në Novigrad, pemët ranë mbi rimorkio, tenda dhe makina, por nuk ka të lënduar. Sllovenia, ka lëshuar paralajmërim se sot pasdite pritet sërish stuhi […]

Një fëmijë humbi jetën si pasojë e stuhisë në Serbi, në Kroaci po kërkohet një turist italian i cili ra nga anija
Stuhi në Serbi/ Foto: Printscreen video në Twitter

Stuhia e fortë e cila përfshiu Kroacinë pasditën e së premtes, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në gadishullin Istrias, ku po kërkohet edhe një turist Italian i cili ra nga anija. Në Novigrad, pemët ranë mbi rimorkio, tenda dhe makina, por nuk ka të lënduar. Sllovenia, ka lëshuar paralajmërim se sot pasdite pritet sërish stuhi e fortë, transmeton Portalb.mk.

Edhe Vojvodina dhe rajoni i Beogradit është përfshirë mbrëmjen e së premtes nga stuhia, ndërsa të reshurat e dendura të shiut të përcjellura me erë të fuqishme shkaktuan probleme në komunikacion. Në Novi Sad, një fëmijë 12 vjeçar humbi jetën, me shumë gjasë nga rrufeja apo goditja elektrike derisa ishte jashtë. Në fshatin Detelinar, stuhia rrëzoi një vinç nga kantieri, i cili gjatë rrëzimit ka dëmtuar tre ndërtesa. Si pasojë e stuhisë, pjesë të Novi Sadit kanë ngelur pa rrymë.

Ndërkaq, në Greqi pritet që gjatë fundjavës temperaturat të shkojnë deri në 45 gradë celsius. Shërbimet e zjarrfikësve paralajmëruan për rreziqe të mëdha nga zjarret. Momentalisht, zjarr më të rëndë ka në vendin Laerma, në ishullin Rodos, por turistët, siç thuhet, nuk janë në rrezik. Vala e të nxehtit, sipas parashikimeve, do të zgjatë edhe gjatë javës së ardhshme. Të mërkurën pritet rekor i ri i temperaturave të larta.