“Një kryeministër për të gjithë”, Fronti Europian zbulon moton për zgjedhjet parlamentare

Pas motos, “President Europian”, me të cilën “Fronti Europian” dhe kandidati i tyre, Bujar Osmani po garojnë për zgjedhjet presidenciale, “Fronti Europian”, sonte ka zbuluar edhe moton për zgjedhjet parlamentare The post “Një kryeministër për të gjithë”, Fronti Europian zbulon moton për zgjedhjet parlamentare appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .

“Një kryeministër për të gjithë”, Fronti Europian zbulon moton për zgjedhjet parlamentare

Pas motos, “President Europian”, me të cilën “Fronti Europian” dhe kandidati i tyre, Bujar Osmani po garojnë për zgjedhjet presidenciale, “Fronti Europian”, sonte ka zbuluar edhe moton për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj, raporton indeks.mk

“Një kryeministër për të gjithë”, do të jetë motoja me të cilën “Fronti Europian” do të garojë në zgjedhjet parlamentare.

Me këtë moto, nën fotografinë e Ali Ahmetit ka vërshuar rrjeti, sepse janë të shumtë ata që e kanë shpërndarë posterin e “Frontit Europian”.

Por i pari që zbuloi moton është zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, njofton indeks.mk

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Grubi pak minuta më herët ka shkruar moton e “Frontit” e cila është e shkruar në posterin në të cilën është fotografia e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Një Kryeministër për të gjithë! ALI AHMETI, VOTO 4”, ka shkruar Grubi.

The post “Një kryeministër për të gjithë”, Fronti Europian zbulon moton për zgjedhjet parlamentare appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .