Nora Gjakova stoliset me medalje të argjendtë në Grand Slamin e Kazakistanit

Nora Gjakova, e argjendtë në Grand Slamin e Kazakistanit. Xhudistja kosovare Nora Gjakova është stolisur me medalje të argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Astana të Kazakistanit. Kampionia jonë olimpike u ndalë në finale nga francezja, Sarah Leonie Cysique. Deri në finale, Nora arriti duke shënuar katër fitore, njërën pa luftë, […]

Nora Gjakova stoliset me medalje të argjendtë në Grand Slamin e Kazakistanit

Nora Gjakova, e argjendtë në Grand Slamin e Kazakistanit.

Xhudistja kosovare Nora Gjakova është stolisur me medalje të argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Astana të Kazakistanit.

Kampionia jonë olimpike u ndalë në finale nga francezja, Sarah Leonie Cysique.

Deri në finale, Nora arriti duke shënuar katër fitore, njërën pa luftë, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova fitoi edhe 700 pikë olimpike për Paris 2024.

Nesër garojnë Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.