Ousmane Dembele duhet të vendosë në mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit

Dembele brenda 24 orëve duhet të vendos mes Barçës dhe PSG-së. PSG-ja është duke u përgatitur që të ofrojë 50 milionë euro, që është klauzola e lirimit. Kjo klauzolë do të jetë e vlefshme vetëm edhe 24 orë. Siç raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, skuadra e Barcelons tashmë që disa muaj i ka ofruar […]

Ousmane Dembele duhet të vendosë në mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit

Dembele brenda 24 orëve duhet të vendos mes Barçës dhe PSG-së.

PSG-ja është duke u përgatitur që të ofrojë 50 milionë euro, që është klauzola e lirimit.

Kjo klauzolë do të jetë e vlefshme vetëm edhe 24 orë. Siç raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, skuadra e Barcelons tashmë që disa muaj i ka ofruar kontratë të re francezit.

Tash Dembele duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Duket se klubi parisien po do që Kylian Mbappen ta zëvendësojë me Dembelen. Mbappe siç po shihet i ka dhënë fund karrierës në Paris dhe do të nis aventurë të re te një klub tjetër evropian.

Dembele me klubin e Barcelonës ka kontratë edhe një vit, dhe më pas do të jetë lojtar i lirë, nëse nuk shkruan një ujdi të re.

Ai u transferua ne Kataloni në vitin 2017 për 135 milionë euro, duke u bërë për pak kohë edhe lojtari më i shtrenjtë në planet.