Oferta faraonike ka arritur për Barellan

Barella po largohet nga Interi për 80 milionë euro. Oferta faraonike ka arritur, Nicolo Barella largohet nga Interi. Nicolo Barella ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Interi sezonin e shkuar. Mesfushori italian realizoi 9 gola dhe 10 asistime në 52 ndeshje të luajtura, ndërsa këtë sezon ka realizuar vetëm 1 asistim në 10 […]

Oferta faraonike ka arritur për Barellan

Barella po largohet nga Interi për 80 milionë euro.

Oferta faraonike ka arritur, Nicolo Barella largohet nga Interi.

Nicolo Barella ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Interi sezonin e shkuar.

Mesfushori italian realizoi 9 gola dhe 10 asistime në 52 ndeshje të luajtura, ndërsa këtë sezon ka realizuar vetëm 1 asistim në 10 ndeshje.

Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por sipas raportimeve të fundit 26-vjeçari mund të largohet nga Interit në merkaton e janarit.

Sipas todofichajes, Liverpool-i i Jurgen Klopp është kthyer në sulm për Nicolo Barella-n.

Klubi anglez duket se është gati të bëjë një ofertë të madhe në janar për mesfushorin e Inter-it.

Qëndrimi i klubit zikaltër ka qenë i qartë që nga vera e kaluar, kur Liverpool-i dhe klube të tjerë të mëdha kanë kërkuar informacione për lojtarin.

Do të duhen të paktën 80 milionë euro për të siguruar shërbimet për ish-lojtarin e Cagliari-t në merkaton e janarit.

Kështu, The Reds ka shumë mundësi të hidhen në sulm janarin e ardhshëm për futbollistin e Inter-it. Të shohim se çfarë do të ndodhë.