Bayerni synon transferimin e Araujos

Bayern Munichu ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo, ka raportuar “Sky Sport Germany” të martën. Bëhet e ditur se Bayerni po përgatit ofertën për ta bindur Barcelonën në lirimin e tij në fund të edicionit. Araujo pëlqehet shumë nga klubi gjerman, i cili është gati të ofrojë mbi 60 milionë […]

Bayerni synon transferimin e Araujos

Bayern Munichu ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo, ka raportuar “Sky Sport Germany” të martën.

Bëhet e ditur se Bayerni po përgatit ofertën për ta bindur Barcelonën në lirimin e tij në fund të edicionit. Araujo pëlqehet shumë nga klubi gjerman, i cili është gati të ofrojë mbi 60 milionë euro për kartonin e tij.

24-vjeçari është njëri prej lojtarëve kyç te Barcelona dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Këtë edicion Araujo ka 11 paraqitje dhe 1 gol të shënuar në të gjitha garat, ndërsa te Bayerni po shihet si përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen. Ai ka edhe 16 ndeshje dhe 1 gol të shënuar për Uruguain.