Orban publikon kërkesën që ia bëri Vuçiqit: Lëshoni tre policët kosovarë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, thotë se i ka kërkuar Presidentit serb që të lirohen tre policët kosovarë. Lirimi i tre policëve kosovarë, që u rrëmbyen nga autoritetet serbe më 14 qershor, është bërë temë diskutimi në një takim mes udhëheqjes hungareze dhe asaj serbe. Orban ka shkruar në Twitter se sot është takuar për […]

Orban publikon kërkesën që ia bëri Vuçiqit: Lëshoni tre policët kosovarë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, thotë se i ka kërkuar Presidentit serb që të lirohen tre policët kosovarë.

Lirimi i tre policëve kosovarë, që u rrëmbyen nga autoritetet serbe më 14 qershor, është bërë temë diskutimi në një takim mes udhëheqjes hungareze dhe asaj serbe.

Orban ka shkruar në Twitter se sot është takuar për herë të parë këshilli strategjik i dy shteteve, i përbërë nga ai, presidentja hungareze, Katalin Novak, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

“Sot mbajtëm takimin e parë e këshillit strategjik Hungari – Serbi, me Vuciqin, Bërnabiqin, Novakun dhe anëtarë të dy qeverive. Hungaria dhe Serbia janë të dyja në anën e paqes. Për këtë arsye kërkova nga Vuçiqi që të lirokë tre policët kosovarë që po mbahen në paraburgim”, thuhet në postimin e Orbanit.

Ai ka kërkuar “trajtim korrekt dhe anëtarësim në Bashkim Evropian për Serbinë”.